• e enjte, 18 korrik 2024

Sallah pranon të transferohet në Al-Itihad

Sallah pranon të transferohet në Al-Itihad

Londër, 25 gusht 2023 (MIA) - Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Sallah ka pranuar të transferohet në Al Itihad, bën të ditur "beIN Sports". Tani klubi saudit duhet të dakordohet me klubin anglez për shumën e transferimit.

Më herët u raportua se Al-Itihad është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për Sallahun, që do të ishte një transferim rekord në historinë e Ligës saudite.

Sallah këtë sezon luajti në dy ndeshje për Liverpulin, ka shënuar një gol dhe një asistim. Kontrata e tij me klubin nga "Enfild" skadon në verën e vitit 2025.

Portali Tramsfermarkt e vlerëson lojtarin në 65 milionë euro. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR