• e premte, 05 korrik 2024

Saki: Lufta për titull në Itali nuk ka përfunduar

Saki: Lufta për titull në Itali nuk ka përfunduar

Milano, 5 shkurt 2024 (MIA) - Ish trajneri i Italisë, Arigo Saki deklaroi se Interi e meritoi suksesin kundër Juventusit në derbin e mbrëmshëm, por që lufta për titull në Seria A ende nuk ka përfunduar.

Ish trajneri legjendar i Milanit konsideron se ka hapësirë për ekipin e Inzagit për ta rritur avantazhin në  tabelë.

"Interi meritoi fitoren, por beteja për titullin e Serisë A nuk ka përfunduar. Interi ka 4 pikë përpara Juventusit, por ka edhe një ndeshje më pak kundër Atalantës”, tha Saki në deklaratën për "Gazete delo Sport". 

Ai theksoi si Atalanta është një kundërshtar i ashpër që nuk frikësohet nga askush dhe sërish luan në nivel të lartë.

"Mendoj se ka ende pikëpyetje në luftën për titull. Interi tregoi më shumë guxim kundër Juventusit, duke ndërtuar gradualisht lojën dhe në fund ajo u shpagua. Ata luajtën mirë në mbrojtje dhe ishin më të koncentruar. Performuan mirë edhe në sulm. Juventusi ishte i fortë në mbrojtje, tentoi të shënonte golin e barazimit, por epërsia e Interit ishte e dukshme", ka thënë eksperti 77-vjeçar në analizën rreth derbit. qa/

Foto: Jutjub/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR