Sabalenka është finalistja e parë në Australia Open
- Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka mëngjesin e sotëm e ka fituar amerikanen Kori Gauf me dy sete në përballjen e gjysëmfinales në Australia Open.
- Post By Fami Bajrami
- 12:07, 25 janar, 2024
Melburn, 25 janar 2024 (MIA) - Tenistja bjelloruse Arina Sabalenka mëngjesin e sotëm e ka fituar amerikanen Kori Gauf me dy sete në përballjen e gjysëmfinales në Australia Open.
Në përballjen që zgjati një orë e 44 minuta, Sabalenka fitoi me rezultatin 2:0 në sete, 7:6 (7:2) dhe 6:4.
Bjellorusja është fituese aktuale e Gren slemit në Melburn.
Në finale, Sabalenka do të luajë me fituesen nga përballja Dajana Jastremskaja (Ukrainë) - Zheng Çinven (Kinë).
Fondi i përgjithshëm shpërblyes në Australia Open është 58,9 milionë dollarë. rq/bsh/
Foto: EPA