• e premte, 08 nëntor 2024

Së paku 40 lojtarë në Olimpiadë pozitiv me koronavirus

Së paku 40 lojtarë në Olimpiadë pozitiv me koronavirus

Gjenevë, 6 gusht 2024 (MIA) - Së paku 40 sportistë të cilët marrin pjesë në Lojërat olimpike në Paris janë pozitiv me Kovid-19, por situata nuk është befasuese duke pasur parasysh rritjen e rasteve në botë, kumtoi sot organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

"Nuk është befasuese të shihen sportistë të infektuar sepse virusi po qarkullon mjaft shpejtë në vendet e tjera", tha dr. Maria Van Kerhove, shefe e Zyres për gatishmëri për epidemi dhe pandemi, gjatë brifingut me gazetarë në Gjenevë.

Ajo theksoi se virusi ende është mjaft i pranishëm në botë.

"Të dhënat që i grumbullon OBSH përmes sistemit për mbikëqyrje në 84 vende tregojnë se përqindja e testeve pozitive është rritur në javët e fundit, në Evropë për rreth 20 për qind. Kjo rritje çoi drejt rritjes së hospitalizimeve dhe rasteve të vdekjes në disa vende", tha Van Kerhove. ab/

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR