Runi u shkarkua nga posti trajner i Birmingem Sitit
- Ish futbollisti i Mançester Junajted dhe kombëtares angleze Vejn Runi u shkarkua nga posti trajner i Birmingem Sitit, ku qëndroi më pak se tre muaj, njoftoi sot klubi.
- Post By Besnik Shuki
- 17:29, 2 janar, 2024
Birmingem, 2 janar 2024 (MIA) - Ish futbollisti i Mançester Junajted dhe kombëtares angleze Vejn Runi u shkarkua nga posti trajner i Birmingem Sitit, ku qëndroi më pak se tre muaj, njoftoi sot klubi.
Nën udhëheqjen e tij, Birmingemi në 15 ndeshje ka pësuar nëntë humbje.
Runi është ulur në stolin e Birmingem Sitit në tetor të vitit të kaluar, kur klubi ishte i gjashti në Çempionshipin anglez, ndërsa ekipin e la në vendin e 20-të në tabelë, gjashtë pikë nga zona e mbijetesës.
"Birmingem sot ndahet nga trajneri Vejn Runi dhe ndihmësi i parë Karl Robinson. Edhe krahas përpjekjeve të tyre më të mëdha, rezultatet nuk i plotësuan pritjet të cilat ishin të qarta në fillim. Për këtë shkak, Bordi drejtues vlerëson se ndërrimi i trajnerit është në interesin më të mirë për klubin", thuhet në kumtesën e klubit.
Runi në vjeshtë ka nënshkruar kontratë 3,5 vjeçare me Birmingemin, pasi erdhi në klub nga ekipi amerikan Di Si Junajted. bsh/
Foto: Iks