Rumenige: Interi mund ta fitojë Ligën e kampionëve
- Anëtari i Këshillit mbikëqyrës të Bajernit të Munihut, Karl-Hajnc Rumenige është i bindur se Interi mund ta fitojë këtë vit Ligën e kampionëve duke mos kursyer lëvdata për performancën dhe punën e "zi-kaltërve".
- Post By Fami Bajrami
- 18:21, 5 mars, 2024
Munih, 5 mars 2024 (MIA) - Anëtari i Këshillit mbikëqyrës të Bajernit të Munihut, Karl-Hajnc Rumenige është i bindur se Interi mund ta fitojë këtë vit Ligën e kampionëve duke mos kursyer lëvdata për performancën dhe punën e "zi-kaltërve".
Rumenige është pyetur nga “Gazeta delo sport” nëse Interi është i aftë këtë sezon ta fitojë Ligën e kampionëve.
"Mendoj se është kështu sepse ata vitin e kaluar luajtën në finale. Në Inter arritën të ndërtojnë një ekip të mirë me një trajner që në fillim nuk kishte shumë vetëbesim. Në vend të kësaj, ai ka raport mjaft të mirë me ekipin e tij. Skudeto duket e kryer. Është një ekip i ndërtuar mirë me inteligjencë të madhe financiare nga miku im Marota dhe gjithçka funksionon. Inzagi ndoshta ishte i nënvlerësuar deri vitin e kaluar, por më pas ai tregoi cilësitë e tij", ka thënë ai.
Ish drejtori i Bajernit ka komentuar edhe paraqitjen e skuadrës së tij në humbjen 1:0 nga Lacio në 1/8 e Ligës së kampionëve dhe ka drejtuar lëvdata ndaj klubit italian.
"Nuk është e garantuar se Bajerni do të përparojë në fazën tjetër... Shpresoj që ndeshja kthyese do të shkojë mirë për ne, por do të duhet të tregojmë cilësitë tona që kemi. Pra, le të shpresojmë se do të vazhdojmë tutje, do të duhet ta meritojmë fitoren", ka thënë Rumenige.
Foto: arkivi