• e enjte, 18 korrik 2024

Rudiger kërkon mbi 46 milionë funte për kontratë të re me Çellsin

Rudiger kërkon mbi 46 milionë funte për kontratë të re me Çellsin
Londër, 21 janar 2021 (MIA) - Mbrojtësi i Çellsit, Antonio Rudiger kërkon mbi 46 milionë funte për kontratë të re me klubin londinez, njofton "Marka". Sipas gazetës sportive spanjolle, klubi londinez fillimisht gjermanit 28 vjeçar, i ofroi 135.000 funte në javë. Oferta e Çellsit e shqetësoi mbrojtësin, sepse në kushte të tilla ai do të mbetet jashtë top 10 lojtarëve të klubit lidhur me pagat. Thuhet se Mançester Junajted, Juventusi, PSG-ja dhe Bajeni janë të interesuar për nënshkrimin e kontratës me Rudigerin. Klubet duan ta angazhojnë gjatë verës si lojtar të lirë. Vetë mbrojtësi, do të dëshironte të kalojë në Real Madrid, por klubi nga Madridi nuk është i interesuar për të. Rudiger këtë sezon në 30 ndeshje për Çellsin ka shënuar tre gola dhe ka katër asistime. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR