• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rritje e intensitetit të trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane

Rritje e intensitetit të trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata me intensitet në rritje në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR