• e premte, 08 nëntor 2024

Rritje e frekuencës së automjeteve në Tabanoc për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti

Rritje e frekuencës së automjeteve në Tabanoc për hyrje dhe Bogorodicë për dalje nga shteti

 Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Në VK Tabanoc për hyrje dhe VK Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet rritje e frekuencës të automjeteve, por në orët e hershme të mëngjesit nuk vërehen pritje më të gjata. E njejta edhe në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM. 

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. 

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme. 

Terminët janë si në vijim:

-e premte prej orës  17:00 – 22:00 

-e shtunë prej orës  09:00 deri 18:00 dhe 

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme: 

-e premte prej orës 15:00 – 22:00, 

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe 

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR