Rritet numri i gjykatave joazhure në tremujorin e tretë të vitit 2024
- Rritet numri i gjykatave joazhure në vend, tregon Raporti i Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas raportit, si joazhure në tremujorin e tretë vlerësohen Gjykata e Lartë Administrative, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të gjitha gjykatat e apelit, gjegjësisht Gjykata e Apelit Manastir, Gjykata e Apelit Shtip, Gjykata e Apelit Gostivar dhe Gjykata e Apelit Shkup, si dhe shumë gjykata të tjera themelore, thuhet në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Rritet numri i gjykatave joazhure në vend, tregon Raporti i Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas raportit, si joazhure në tremujorin e tretë vlerësohen Gjykata e Lartë Administrative, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të gjitha gjykatat e apelit, gjegjësisht Gjykata e Apelit Manastir, Gjykata e Apelit Shtip, Gjykata e Apelit Gostivar dhe Gjykata e Apelit Shkup, si dhe shumë gjykata të tjera themelore, thuhet në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.
Nga Gjykatat Themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut si joazhure vlerësohen, GJTH Ohër, GJTH Resnjë, GJTH Vinicë, GJTH Dellçevë, GJTH Strumicë, GJTH Shën Nikolla, GJTH Shkup, GJTH Veles, GJTH Gjevgjeli, GJTH Kavadar, GJTH Kriva Pallankë, GJTH Kumanovë, GJTH Negotinë, GJTH Dibër dhe GJTH Kërçovë.
Ndërsa si azhure vlerësohen GJTH Manastir, GJTH Krushevë, GJTH Prilep dhe GJTH Strugë, GJTH Koçan, GJTH Shtip, GJTH Radovish, GJTH Gostivar, GJTH Tetovë dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, ndëra Gjykata Themelore Berovë nuk ka të dhëna.
Në tremujorin e tretë gjykatat kanë pranuar 126,188 lëndë të reja, me gjithsej 272,343 lëndë në punë. Prej tyre, janë zgjidhur 125,965 lëndë, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 146,378 lëndë. Numri i lëndëve të mbetura është rritur për 165 lëndë.
Siç theksoi nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli, duhet pasur parasysh se në tremujorin e tretë një numër më i madh i gjyqtarëve shfrytëzojnë pushimet vjetore dhe, siç tha ai, ndoshta kjo është arsyeja e reduktimit të numrit të lëndëve të zgjidhura. Ai shpreson se punët do të ndryshojnë në tremujorin e katërt.
Në seancën e Këshillit Gjyqësor u vendos përfundimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjykatësve, Loreta Gjorgjieva dhe Mirsad Suroi për shkak të skadimit të kohës për të cilën janë zgjedhur.
Në të njëjtën kohë, u konstatua përfundimi i funksionit të gjyqtarit për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie të gjyqtarit Lubomir Gjorgjeviq, gjykatës i Gjykatës Themelore Kumanovë dhe ishin sjellë vendime për përfundimin dhe zgjedhjen e më shumë gjyqtarëve porotë.
Këshilli Gjyqësor sot i shqyrtoi dhe i miratoi edhe propozimin e Programit për punë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe Raporti për vlerësime të jashtëzakonshme të kandidatëve për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës së Apelit Manastir, Gjykata Themelore Gjevgjeli, Gjykata Themelore Koçan, Gjykata Themelore Strumicë dhe Gjykata Themelore Kavadar.
Sa i përket raportit për verifikimin e afatit të aplikimeve dhe aplikimin e dokumenteve pas shpalljeve të publikuara për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së Apelit Gostivar dhe Gjykatës Themelore Kratovë, ishte konstatuar se janë kompletuar dhe me kohë u formuan komisione për vlerësimin e punës së kandidatëve për kryetarë të gjykatave me të njëjtin emër.
Sot ishte miratur edhe plani vjetor për punësimin e Këshillit Gjyqësor, ndërsa seanca ishte mbyllur për pikën e formuar në komisionin e raportuesve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të një gjykate. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s, printskrin