• e mërkurë, 17 korrik 2024

Rritet interesi për arsim profesionist në Strugë

Rritet interesi për arsim profesionist në Strugë

Strugë, 16 korrik 2024 (MIA) - Interesi për arsim profesionist në shkollat e mesme të Strugës çdo vit është gjithnjë e më i madh, konfirmoi për MIA-n drejtoresha e shkollës së mesme komunale "Niko Nestor", Keti Jankoska.

Në tetë shkollat profesionale në gjuhën maqedonase janë regjistruar 140 nxënës, ndërsa në nëntë shkolla profesionale në gjuhën shqipe 143 nxënës.

"Më shumë interes ka për teknik të arkitekturës në gjuhën maqedonase dhe teknik laboratori në gjuhën shqipe", theksoi Jankoska.

Karakteristike, sipas drejtoreshës është që në këtë shkollë funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer tre paralele duale  

Në shkollën e mesme shtetërore të muzikës "Todor Skaloski - Tetoec" në afatin e parë të regjistrimit, siç informoi drejtori Dimitri Kumbaroski, kanë aplikuar 15 nxënës.

Në gjimnazin “Ibrahim Temo”, , siç ka treguar drejtoresha Besime Jonuzi, janë regjistruar 117 nxënës. Siç shpjegoi ajo, krahasuar me vitin e kaluar, numri është ulur për 53 nxënës.

"Në periudhën e parë të regjistrimit kanë aplikuar 36 nxënës të nacionalitetit maqedonas, 69 shqiptarë dhe 12 të nacionalitetit turk. Vitin e kaluar në shkollën tonë të mesme janë regjistruar rreth 170 nxënës, por brezi që ka mbaruar klasën e nëntë ka më pak nxënës, kështu që ka një ndryshim në shifra", theksoi Jonuzi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR