• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rreth 600 policë të huaj do të dërgohen në Gjermani për EURO2024

Rreth 600 policë të huaj do të dërgohen në Gjermani për EURO2024

Berlin, 13 qershor 2024 (MIA) - Pothuajse 600 policë të huaj do të dërgohen në Gjermani në Kampionatin evropian të futbollit, i cili fillon të premten.

Ministria gjermane e Punëve të Brendshme njoftoi sot se 350 policë të huaj do t'i dalin në ndihmë policisë federale në luftën kundër krimit dhe huliganizmit, ndërsa edhe 230 do të jenë të stacionuar në Qendrën e bashkëpunimit ndërkombëtarë policor në Nojs në Gjermaninë perëndimore.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në EURO2024, ndërsa do të vendosen në stacionet hekurudhore, në trena, në aeroporte dhe në kufij.

Fokusi kryesor është “de-përshkallëzimi dhe komunikimi”, thuhet në njoftimin e MPB-së gjermane.

“Ne po armatosemi kundër të gjitha rreziqeve të mundshme: nga terrori islamik deri te banditët dhe huliganët”, tha ministrja e brendshme gjermane Nensi Feser.

Pritet që ndeshjet e EURO2024 të ndiqen gjithsej nga 2.7 milionë tifozë në stadiume.

Më shumë se 22,000 policë do të angazhohen çdo ditë për organizimin e EURO2024, e cila do të hapet nesër me duelin mes mikpritësve Gjermanisë dhe Skocisë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR