• e hënë, 30 shtator 2024

Rreth 50 persona janë mbytur, prej të cilëve shtatë fëmijë, në lumenjt, liqenet dhe detet ruse në 24 orët e fundit

Rreth 50 persona janë mbytur, prej të cilëve shtatë fëmijë, në lumenjt, liqenet dhe detet ruse në 24 orët e fundit

Moskë, 7 korrik 2024 (MIA) - Rreth 50 persona, mes të cilëve shtatë fëmijë, kanë humbur jetën duke u mbytur në ujë për vetëm një ditë në Rusi, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë.

Është konstatuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 65 incidente në lumenj, liqene dhe dete ruse, raportojnë mediat britanike, duke shtuar se shtatë fëmijë janë në mesin e 49 personave që u mbytën dje, pasi vala e të nxehtit preku shumë pjesë të vendit.

“Gjithsej 65 incidente janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, 49 persona kanë vdekur”, njoftoi ministria në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ky është për 10 incidente më shumë se numri i mbytjeve në të njëjtën ditë të një viti më parë, raportojnë mediat ruse.

Javën e kaluar në Rusi është regjistruar moti më i ngrohtë në më shumë se një shekull,, ndërsa në Moskë është thyer rekori i vendosur në vitin 1917, ndërsa shumë qytetenë vendin më të madh në botë duruan temperaturat mbi 35 gradë Celsius.

Shërbimi hidrometeorologjik të premten kumtoi se pjesët jugore dhe evropiane të Rusisë pritet të përjetojnë mot jashtëzakonisht të nxehtë gjatë fundjavës, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa vende. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR