• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNHCR: Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri

UNHCR: Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri

Gjenevë, 30 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se 100.000 persona nga Libani kanë kaluar në Siri që nga përshkallëzimi i konfliktit midis forcave izraelite dhe grupit libanez Hezbollah këtë muaj, deklaroi sot komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.

Në mesin e refugjatëve ka edhe shtetas libanezë dhe sirianë, ka shkruar ai në rrjetin social X.

UNHCR-ja ofron ndihmë për refugjatët që arrijnë nga katër vendkalimet kufitare, shtoi ai.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR