Roze pas humbjes nga Reali: Lejpcig pati mundësi të mira, por efikasiteti ynë mungonte
- Trajneri i Lajpcigut, Marko Roze është i zhgënjyer nga disfata (0:1) në ndeshjen e mbrëmshme me Real Madridin (0:1) në kuadër të fazës së 8-të të Ligës së Kampionëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:43, 14 shkurt, 2024
Lajpcig, 14 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Lajpcigut, Marko Roze është i zhgënjyer nga disfata (0:1) në ndeshjen e mbrëmshme me Real Madridin (0:1) në kuadër të fazës së 8-të të Ligës së Kampionëve.
"Ekipi im luajti guximshëm. Zbatuam shumë gjëra që kemi planifikuar, për shembull, kemi rritur lojën kundër Vinisiusit. Pas pushimit shënuan një gol të mrekullueshëm sepse u lamë shumë hapësirë. Duhet ta pranojmë këtë. Ne kishim shanse të mira vetë, por ekzekutimi ynë na zhgënjeu", tha Roze për faqen e internetit të UEFA-s.
Në këtë ndeshje 15 minutat e fundit i luajti përfaqësuesi i Maqedonisë në fanellën e Lajpcigut, Elif Elmas.
Revanshi do të luhet në Madrid më 6 mars. qa
Foto: EPA