• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ronaldos i kanoset një dënim astronomik

Ronaldos i kanoset një dënim astronomik
Mançester, 14 nëntor 2022 (MIA) - Trajneri i ekipit të Premier ligës, Mançester junajted, Erik ten Hag, do të ketë takim me kryesinë e klubit në të cilin do të bisedohet për një dënim të mundshëm për Kristiano Ronaldos me rastin e intervistës kundërthënëse të cilën sulmuesi portugez e dha në bisedë me udhëheqësin Pirs Morgan, lajmëruan sot mediumet britanike. Sipas burimeve të njejta, Ronaldos i kanoset një dënim nga klubi në shumë prej një milion funta. Ronaldo në intervistë, mes tjerash, tha se ndjehet i tradhtuar nga Mançester junajted për shkak të gjoja tentimit të klubit që ta përzë atë nga "Old Traford". Në bisedë me Morgan, sulmuesi portugez, gjithashtu theksoi se nuk e respekton trajnerin Ten Hag, sepse as ai nuk e ka respektin nga strategu holandez.

Intervista, që ishte publikuar pas fitores së djeshme të Mançester junajted ndaj ekipit Fulam (2-1) në kuadër të xhiros së 16-të në Premier ligë, shkaktoi vëmendje të madhe në Angli, sepse Ronaldo paraqiti shumë ofendime ndaj klubit të tij dhe vlerësoi se "Djajtë e kuq" fare nuk kanë përparuar, prej se legjendari Aleks Ferguson u tërhoq nga pozita e trajnerit në vitin 2013.

Ronaldo nuk ishte në përbërjen e Junajtedit në ndeshjen e së dielës kundër Fulamit, kinse, për shkak të një sëmundjeje. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR