• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ronaldo u drejtohet në mënyrë speciale tifozëve para duelit me Çekinë

Ronaldo u drejtohet në mënyrë speciale tifozëve para duelit me Çekinë

Lajpcig, 18 qershor 2024 (MIA) - Disa orë para ndeshjes së parë të Portugalisë në Kampionatin Evropian në Gjermani, superylli dhe kapiteni i skuadrës Kristiano Ronaldo është deklaruar në rrjetet sociale për të dërguar mesazh për tifozët.

Ronaldo ka postuar një video të tij me kombëtaren e Portugalisë. Është impresionuese përfshirja e një numri të madh të pamjeve të tifozëve portugezë.

"Portugezë, sot fillon një kapitull i ri në historinë tonë. Me kënaqësi kujtoj ditën time të parë me kombëtaren, një rrugëtim plot sfida dhe fitore. Tani jam i privilegjuar që jam i rrethuar nga një ekip kampionësh që janë plot talent dhe vendosmëri. Me forcë dhe mbështetje universale, ne i kthejmë ëndrrat në realitet. Të luftojmë së bashku për një tjetër triumf. Të bashkuar, jemi të pandalshëm. Forca Portugali!", ka shkruar ai si koment në video.

Portugalia sonte në orën 21:00 fillon pjesëmarrjen në KE 2024 me ndeshjen ndaj Çekisë në Lajpcig. Për 39 vjeçarin Kristiano ky do të jetë kampionati evropian i gjashtë rekord, ndërsa sot ai pritet të shënojë një arritje më të lartë prej 26 ndeshjesh të luajtura në turne. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR