• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ronaldo theu edhe një rekord

Ronaldo theu edhe një rekord

Berlin, 12 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi i reprezentacionit të Portugalisë dhe klubit saudit Al-Nasr, Kristiano Ronaldo ka vendosur rekord botëror për nga numri i ndeshjeve të luajtura në nivel ndërkombëtar, bëri të ditur Federata ndërkombëtare e historisë së futbollit dhe statistikës (IFFHS).

Ronaldo shënoi dy gola në ndeshjen miqësore mes Portugalisë dhe Irlandës (3:0) që ishte numri 1226 për sulmuesin. Me këtë rezultat, ai ia kalon ish portierit të Brazilit dhe Sao Paulos, Rozherio Ceni i cili ka 1225 paraqitje. Sipas statistikave, Ronaldo ka marrë pjesë në 698 ndeshje në kampionatet e Portugalisë, Anglisë, Spanjës, Italisë dhe Arabisë Saudite. Portugezi ka edhe 101 ndeshje të tjera në turnetë e Kupës dhe Superkupës së këtyre vendeve. Përveç kësaj, sulmuesi ka luajtur 220 ndeshje në garat e klubeve dhe 207 për reprezentacionin portugez.

Ronaldo 39 është fitues i pesëfishtë i “Topit të Artë”, pesë herë fitues i Ligës së kampionëve, kampion i Evropës dhe fitues i Ligës së kombeve. Portugezi është golashënuesi më i mirë në historinë e reprezentacioneve, kampionateve evropiane, Ligës së kampionëve dhe Kampionatit botëror të klubeve. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për Real Madridin duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, për Mançester Junajtedin, Juventusin dhe Sportingun e Lisbonës. Në dhjetor 2022, Ronaldo u transferua në Al-Nasr të Arabisë saudite.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR