• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ronaldo tashmë vendosi dy rekorde në Euro 2024

Ronaldo tashmë vendosi dy rekorde në Euro 2024

Lajpcig, 18 qershor 2024 (MIA) - Superylli portugez Kristiano Ronaldo tashmë i theu dy rekordet e tij të parë në Euro 2024 falë fillimit të tij kundër Çekisë, i pari për përfaqësuesen e tij në Kampionatin Evropian në Gjermani.

Sulmuesi 39-vjeçar u bë lojtari i vetëm në histori i cili mori pjesë në gjashtë edicione të turneut. Kampionati i tij i parë Evropian ishte në Portugali në vitin 2004 dhe që atëherë nuk ka humbur asnjë Kampionat Evropian. Pas tij janë bashkëkombësi Pepe dhe kroati Lluka Modriq për të cilin KE 2024 është turneu i pestë i tillë.

Gjithashtu, për kapitenin e Portugalisë, ndeshja ndaj Çekisë është numër 26 e turneut. Kështu ai përmirësoi rekordin e tij në ndeshjet në Kampionatin Evropian. Në vend të dytë është sërish Pepe, për të cilin ky do të jetë takimi i 20-të në finalet e Evropës. Në 25 ndeshjet e deritanishme, Kristiano ka shënuar 14 gola, që është edhe më i larti në historinë e turneut. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR