• e enjte, 18 korrik 2024

Ronaldo pas kualifikimit të Al-Nasr në Ligën e Kampionëve të Azisë: Mos u dorëzo kurrë

Ronaldo pas kualifikimit të Al-Nasr në Ligën e Kampionëve të Azisë: Mos u dorëzo kurrë

Riad, 23 gusht 2023 (MIA) – Futbollisti i Al-Nasr, Kristiano Ronaldo, ka reaguar për kualifikimin e klubit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë.

"Ndeshje e vështirë, por fitore e rëndësishme për kualifikimin në Ligën e Kampionëve të Azisë! Mbajeni gjithmonë besimin deri në fund! Mos u dorëzo kurrë!" ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Mbrëmë, Al-Nasr e mposhti Al-Ahlin me rezultat 4:2 në finalen për kualifikim në Ligën e Kampionëve të Azisë. Në minutën e 88-të, klubi nga Dubai ishte duke humbur 1:2.

Al-Nasr u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë, që fillon pas një muaji. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR