• e martë, 24 dhjetor 2024

Ronaldo përsëri është sportisti më i paguar në botë

Ronaldo përsëri është sportisti më i paguar në botë

Riad, 16 maj 2024 (MIA) -  Ylli portugez i futbollit Kristiano Ronaldo zë vendin e parë në vlerësimin e sportistëve më të paguar në botë sipas sondazhit të revistës së njohur “Forbs” që është bërë për vitin 2024. Renditja mund të shihet në faqen zyrtare të revistës dhe bazohet në të ardhurat e raportuara nga kontratat, si në klube, ashtu edhe në të drejtat e imazhit dhe reklamat.

Sulmuesi i Al Nasrit saudit gjatë një viti ka fituar 260 milionë dollarë, nga të cilat 200 milionë janë fitimi neto i tij në klub, ndërsa 60 milionë janë nga kontratat reklamuese.

“Forbs” vëren se një shumë e tillë është një rekord total për një futbollist dhe vetë Kristiano Ronaldo për herë të katërt është në krye të renditjes.

Ronaldo edhe vitin e kaluar ishte në krye të kësaj renditje me 136 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2022 më shumë para fitoi Lionel Mesi.

Vendin e dytë në mesin e sportistëve më të paguar tashmë e zë golfisti spanjoll Xhon Ram, të ardhurat e të cilit arrijnë në 218 milionë dollarë.

Në vendin e tretë është Lionel Mesi. Futbollisti i Inter Majamit mund të mburret me 135 milionë dollarë në llogaritë për këtë vit.

Në top 10 ndodhet edhe lojtari NBA-së së Los Anxheles Lejkers, Lebron Xhejms me 128.2 milionë dollarë, basketbollisti i Milvoki Baks, Janis Antetokunpo me 111 milionë dollarë, si dhe tre futbollistë të tjerë, një basketbollist dhe një lojtar i NFL-së.

Vendi i gjashtë shkon për Kilian Mbapen. Sulmuesi francez i cili largohet nga Paris Sen Zhermen ka gjasa që në fund të sezonit ti bashkohet Real Madridit, merr 110 milionë nga valuta amerikane. Ai pasohet nga Nejmari me 108 milionë, Karim Benzema me 106 milionë, si dhe Stef Keri dhe Lamar Xhekson.

Stef Keri - basketbollisti i Golden Stejt Voriors nga NBA mori 102 milion, ndërsa top 10 e mbyll lojtari i dyfishtë i sezonit në NFL, qendërmbrojtësi i Baltimor - Xhekson me 100.5 milion... qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR