Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen me Inter Majamin për shkak të lëndimit
- Kristiano Ronaldo mund të mos luajë kundër Inter Majamit, ku luan Mesi, për shkak të lëndimit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:40, 21 janar, 2024
Riad, 21 janar 2024 (MIA) - Kristiano Ronaldo mund të mos luajë kundër Inter Majamit, ku luan Mesi, për shkak të lëndimit.
Siç njoftoi "Arabic Sports", pjesëmarrjen e sulmuesit 38-vjeçar në ndeshjen miqësore kundër klubit amerikan, për të cilin luan Lionel Mesi, është në dyshim për shkak të lëndimit.
Al Nasr nuk publikoi hollësira për lëndimin e Ronaldos. Sipas "Arabic Sports", portugezi ka lëndim të muskulit në nëngjurin, për kurimin e të cilit nevojiten të paktën disa javë.
Thuhet se për shkak të lëndimit, Ronaldo mund të mungojë edhe në turnenë e Al Nasrit në Kinë, gjatë së cilës ekipi i tij do të luajë me Shangaj Shenhua dhe Hangzhu Grintaun (28 janar).
Ndeshja me Inter Majamin do të luhet më 1 shkurt. bsh/
Foto: EPA