Ronaldo mund të largohet nga Al-Nasri në verë
- Ylli i Al-Nasrit, Kristiano Ronaldo, mund të largohet nga klubi i Arabisë Saudite në afatin kalimtar të verës, raporton “Record”.
- Post By Fami Bajrami
- 11:47, 3 shkurt, 2026
Riad, 3 shkurt 2026 (MIA) – Ylli i Al-Nasrit, Kristiano Ronaldo, mund të largohet nga klubi i Arabisë Saudite në afatin kalimtar të verës, raporton “Record”.
Portugezi 40-vjeçar është i pakënaqur te Al-Nasri dhe po mendon ta vazhdojë karrierën e tij në Evropë ose MLS. Transferimi i tij pretendohet se vlen 50 milionë euro.
Më parë, Ronaldo nuk ishte përfshirë në skuadër për ndeshjen e raundit të 20-të të Premier ligës së Arabisë Saudite kundër Riadit.
Sipas raportimeve të mediave, Ronaldo bojkotoi ndeshjen në shenjë proteste kundër politikave të klubit i cili udhëhiqet nga Fondi i investimeve publike. Gjithashtu pati informacione se Ronaldo ishte kundër transferimit të Karim Benzemas nga Al-Itihadi në Al-Hilal, rivali kryesor i Al-Nasrit.
Ronaldo ka luajtur për ekipin e Arabisë Saudite që nga viti 2023 dhe ka 127 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 111 gola dhe 22 asiste. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Foto: EPA