• e enjte, 18 korrik 2024

Ronaldo me donacion për personat me autizëm

Ronaldo me donacion për personat me autizëm
Mançester, 21 korrik 2022 (MIA) - Kristiano Ronaldo bëri donacion në një organizatë humanitare e cila punon me persona autik, informoi „Manchester Evening News“. Portugezi e mbështeti fondacionin "Unë jam" në Mançester. "Ky ishte akt shumë i sjellshëm dhe bujar nga Kristiano. Me të vërtetë e çmojmë këtë. Organizata jonë është si një familje dhe sipas gjitha gjasave kauza jonë e preku Ronaldon - dikë për të cilin familja është më e rëndësishmja", tha Helen Boden, shef i fondacionit. Ronaldo shënoi 24 gola gjatë sezonit të kaluar me tri asistime në 39 ndeshje për Mançester Junajted. Kontrata e tij me "djajtë e kuq" skadon në qershor të vitit 2023. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR