• e diel, 06 tetor 2024

Ronaldo: Kampionati saudit është më cilësor se ai francez

Ronaldo: Kampionati saudit është më cilësor se ai francez

Dubai, 20 janar 2024 (MIA) - Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo vlerësoi se kampionati saudit, ku luan në radhët e Al Nasrit, është më i mirë dhe më cilësor se Liga franceze.

"Të jem i sinqertë, mendoj se kampionati saudit nuk është më i keq se kampionati francez. Mendoj se është më konkurrent. Mund të flasin çka të dojnë, por ky është mendimi im, këtu luaj një vit dhe di çka flas", tha Ronaldo në ndarjen solemne të çmimeve të sivjetshme në Dubai.

Arabia Saudite gjatë viteve të kaluara ka investuar shumë para për angazhimin e futbollit cilësor.

"Mendoj se tani jemi më të mirë se kampionati francez dhe vazhdojmë të përparojmë", deklaroi Ronaldo, i cili në solemnitetin në Dubai fitoi tre çmime - për futbollistin më të mirë në Lindjen e Afërt, çmimin "Maradona" për golashënues më të mirë në vitin 2023 dhe çmimin nga tifozët për lojtar më të adhuruar. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR