• e diel, 06 tetor 2024

Ronaldo: Jam i lumtur në Arabinë Saudite

Ronaldo: Jam i lumtur në Arabinë Saudite

Riad, 10 mars 2024 (MIA) - Sulmuesi i Al Nasr, Kristiano Ronaldo ka folur për jetën e tij në Arabinë Saudite.

"Jam i lumtur që jam në Arabinë Saudite, shumë i lumtur. Jam i lumtur që përfaqësoj Al-Nasr dhe për mua sezoni ynë është pozitiv, sepse kemi ende shanse në të gjitha turnetë", citon Ronaldon, gazetari Fabricio Romano.

Portugezi 39-vjeçar luan për Al-Nasr që nga janari i vitit 2023. Këtë sezon Ronaldo luajti 31 ndeshje dhe shënoi 28 gola dhe 11 asiste.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo luajti edhe për Mançester Junajtedin, Juventusin, Real Madridin dhe Sportingun e Lisbonës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR