• e shtunë, 21 shtator 2024

Ronaldo fitoren ndaj Al- Itifak ua dedikon tifozëve

Ronaldo fitoren ndaj Al- Itifak ua dedikon tifozëve

Riad, 21 shtator 2024 (MIA) - Sulmuesi i Al-Nasr, Kristiano Ronaldo është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij ndaj Al-Itifak dhe fitoren 3-0 në xhiron e katërt të kampionatit të Arabisë Saudite.

Portugezi tridhjetë e nëntë vjeçar e hapi rezultatin në minutën e 33-të, duke shënuar nga penaltia.

"Punë e shkëlqyer ekipore! Sonte është shënuar një fitore e rëndësishme, ua dedikoj këtë fansave", ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Al -Nasr është në vendin e katërt në tabelën e ligës së Arabisë Saudite me gjithsej tetë pikë.

Në sezonin që po vijon, Ronaldo ka luajtur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat për Al-Nasr, duke shënuar pesë gola dhe dy asiste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR