• e enjte, 18 korrik 2024

Ronaldo e shënoi golin e 850-të në karrierë

Ronaldo e shënoi golin e 850-të në karrierë

Riad, 3 shtator 2023 (MIA) - Portugezi Kristiano Ronaldo shënoi gol dhe bëri dy asistime në fitoren e mbrëmshme të Al Nasër ndaj Al Hazemas me rezultatin 5:1 në Ligën e parë saudite. Ai me këtë gol u bë futbollisti i parë në histori, i cili ka shënuar 850 gola në ndeshje zyrtare në karrierë.

"Gjithsej 850 gola në karrierë dhe shkojmë më tej!", ka shkruar 38 vjeçari në rrjetet sociale.

Ronaldo këtë sezon në kampionatin saudit është golashënuesi i parë në këtë moment me gjashtë gola, një më tepër se ish sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR