• e enjte, 26 dhjetor 2024

Roma e shkarkoi Murinjon, trajner i ri De Rosi

Roma e shkarkoi Murinjon, trajner i ri De Rosi

Romë, 16 janar 2024 (MIA) - Roma publikoi se Murinjo dhe stafi i tij u shkarkuan nga klubi, ndërsa trajner i ri, sipas informatave nga klubi, u emërua ish kapiteni romak, Daniele de Rosi.

"I falënderohemi Zhozes për përkushtimin që nga ardhja e tij në klub. Çdoherë do të kemi kujtime të mira nga puna e tij, por besojmë se është i domosdoshëm ndryshim urgjent për interesin më të mirë të klubit. Zhozes dhe stafit të tij i dëshirojmë gjitha të mirat në të ardhmen", kumtuan pronarët Den dhe Rajan Fridkin në ueb faqen e klubit nga Roma.

Murinjo ishte trajner i Romës nga viti 2021. E ka udhëhequr ekipin deri te titulli në Ligën e konferencave në vitin 2022 dhe në finale të Ligën së Evropës sezonin e kaluar.

Klubi romak ka zyrtarizuar angazhimin e De Rosit, duke i ofruar një kontratë të përkohshme deri më 30 qershor të këtij viti. Ai do të debutojë në stolin e Romës në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës të shtunën në Olimpiko.

Roma Këtë sezon në kampionatin italian është në vendin e 9-të me 29 pikë në 20 ndeshje. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR