• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rojs edhe një sezon në Borusia Dortmund

Rojs edhe një sezon në Borusia Dortmund

Dortmund, 27 prill 2023 (MIA) - Futbollisti gjerman Marko Rojs e ka vazhduar kontratën me Borusia Dortmund edhe për një sezon, ka bërë të ditur sot lideri aktual në Bundesligë.

Rojs, 33-vjeçar ka ardhur në radhët e Dortmundit të Bundesligës para 11 vjetëve nga Borusia Menhengladbah.

Kontrata e tij paraprake do të përfundonte në fund të këtij sezoni, në të cilën ka shënuar 20 paraqitje në kampionatin gjerman dhe ka shënuar gjashtë gola, duke shtuar edhe katër asistime. Nuk ka mundur të luajë në 20 ndeshje për shkak të lëndimeve të ndryshme.

Rojs dhe bashkëlojtarët këtë sezonë janë në rrugë të mirë që ta ndërprejnë sundimin dhjetëvjeçar të Baernit të Munihut në Bundesligë mb/

Foto. Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR