• e diel, 06 tetor 2024

Roja bregdetare amerikane njoftoi se gjatë kërkimit pas nëndetëses “Titan”, u gjetën mbetje

Roja bregdetare amerikane njoftoi se gjatë kërkimit pas nëndetëses “Titan”, u gjetën mbetje

Uashington, 22 qershor 2023 (MIA) - Roja bregdetare amerikane njoftoi se një anije nënujore ka gjetur mbetje gjatë kërkimit pas nëndetëses së zhdukur, që po transportonte pesë persona në rrugën deri te Titaniku i fundosur.

Vlerësohet se nëndetësja Titan ka pasur për rreth katër ditë furnizim me ajër, kur u mbyt të dielën në mëngjes në Atlantikun verior.

Ekipet e shpëtimit sollën disa anije dhe lundruse në vendin e zhdukjes, ndërsa roja bregdetare amerikane sot më herët njoftoi se një robot nënujor kanadez ka arritur në fundin e detit dhe filloi kërkimin pas nëndetëses.

Nëndetësja Titan u zhduk të dielën pasdite rreth 700 kilometra në jug të Sent Xhons, Njufaundlend, gjatë rrugës për në vendin ku u fundos Titaniku i famshëm në prill të vitit 1912. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR