• e martë, 24 dhjetor 2024

Rodri fitoi Topin e artë me 41 vota më shumë se Vinisiusi

Rodri fitoi Topin e artë me 41 vota më shumë se Vinisiusi

Paris, 8 nëntor 2024 (MIA) – Futbollisti i Mançester Sitit, Rodri fitoi 41 vota më shumë se lojtari i Real Madridit, Vinisius i radhitur si i dyti gjatë ndarjes së “Topit të artë”, bëri të ditur sot gazetari italian Fabricio Romano.

Ceremonia e ndarjes së "Topit të artë" për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar u mbajt më 28 tetor në Paris, ndërsa numri i saktë i votave individuale të fituara nuk ishte i kapshëm menjëherë.

Sezonin e kaluar Rodri me Mançester Sitin fitoi Premier ligën, FA Kupën, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror të klubeve, ndërsa me kombëtaren spanjolle edhe Kampionatin evropian në Gjermani, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Vinisius Xhunior vitin e kaluar fitoi Ligën e kampionëve, La ligën dhe Superkupën e Spanjës.

Real Madridi i cili bojkotoi ceremoninë u zgjodh si klubi më i suksesshëm për sezonin e kaluar, ndërsa trajneri i tyre Karlo Ançeloti si trajneri më i mirë.

FOTO: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR