• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rodri dhe Vinisius mes të nominuarve për futbollistin më të mirë sipas përzgjedhjes së FIFA-s

Rodri dhe Vinisius mes të nominuarve për futbollistin më të mirë sipas përzgjedhjes së FIFA-s

Cyrih, 29 nëntor 2024 (MIA) – Rodri nga Mançester Siti dhe Vinisius Junior nga Real Madridi janë mes të nominuarve për lojtarin më të mirë botëror për vitin 2024 nga FIFA.

Siç njoftoi sot FIFA, mes të nominuarve për Çmimin "The Best Fifa Football Awards“ janë edhe Dani Karvahal (Real Madrid), Erling Haland (Mançester Siti), Federiko Valverde (Real Madrid), Florian Virc (Baer Leverkuzen), Xhud Belingem (Real Madrid), Kilian Mbape (PSZH/Real Madrid), Lamin Jamal (Barcelonë) dhe Toni Kros i cili luajti për Real Madridin, por përfundoi karrierën e tij në fund të sezonit të kaluar. Kandidati i vetëm që nuk luan në Evropë është Lionel Mesi nga Inter Majami.

Në fund të tetorit, Rodri fitoi Topin e Artë të cilin Frans futboll ia jep lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar dhe në finalen e atij votimi ishte më i mirë se Vinisiusi, klubi i të cilit bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste.

Në kategorinë e trajnerit të vitit janë nominuar Karlo Ançeloti (Real Madrid), Lionel Skaloni (Argjentinë), Luis de la Fuente (Spanjë), Pep Guardiola (Mançester Siti) dhe Çabi Alonso (Baer Leverkuzen).

Si të nominuar për portier më të mirë janë Andrej Lunin (Real Madrid), David Raja (Arsenal), Ederson (Mançester Siti), Emiliano Martinez (Aston Villa), Xhanluixhi Donaruma (PSZH), Majk Manjan (Milan) dhe Unaj Simon (Atletik Bilbao).

Në përzgjedhjen e çmimeve vjetore të FIFA-s marrin pjesë në mënyrë të barabartë tifozët, kapitenët, trajnerët e reprezentacioneve të meshkujve dhe femrave si dhe gazetarë.

Votimi në faqen zyrtare Fifa.com do të zgjasë deri më 10 dhjetor në mesnatë.

FOTO: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR