• e martë, 24 dhjetor 2024

Rishi Sunak paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe më 4 korrik

Rishi Sunak paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe më 4 korrik

Londër, 22 maj 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak sot paralajmëroi se zgjedhjet kombëtare do të mbahen më 4 korrik. Sipas sondazheve të mendimit publik, pritet që konservatorët të humbin ndaj Partisë Laburiste në opozitë pas 14 viteve në pushtet.

Duke u dhënë fund spekulimeve shumëmujore për datën e zgjedhjeve të reja, Sunak publikoi se konvokon zgjdhje më herët se sa prisnin disa, që, sipas mediave britanike, është strategji e rrezikshme nisur nga ngecja e partisë së tij në sondazhe.

Të dyja partitë janë të gatshme të hyjnë në fushatën zgjedhore me përplasje të ashpra, që priten për çështjet e lidhura me ekonominë dhe mbrojtjen. qa/bsh/

Foto: arkiva

QËNDRONI TË LIDHUR