• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rikuperimi i Nejmarit do të zgjat 10 muaj

Rikuperimi i Nejmarit do të zgjat 10 muaj

Rio de Zhanejro, 1 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti i Al Hilal dhe kombëtares së Brazilit, Nejmar, do të rikuperohet nga lëndimi rreth 10 muaj, njoftoi televizioni brazilian "Globo".

Sulmuesi 31-vjeçar do të operohet nesër, më 2 nëntor. Me kërkesë të futbollistit, trajtimi do të bëhet në Brazil. Ai do të operohet nga mjeku i kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar.

Më 18 tetor, Nejmar u lëndua rëndë në ndeshjen e kombëtares së Brazilit kundër Uruguait (0:2) në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 2026. Sulmuesit iu diagnostikua këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe menisku në gjurin e majtë.

Këtë verë Nejmari u shpërngul në Arabinë Saudite, në Al Hilal nga Pari Sen Zhermeni. Ka luajtur pesë ndeshje për ekipin, ka shënuar një gol dhe ka pasur tre asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR