• e shtunë, 10 gusht 2024

Rikonstruksioni i shtëpisë së studentëve "Kuzman Josifovski Pitu" pritet të përfundojë për një vit e gjysmë 

Rikonstruksioni i shtëpisë së studentëve

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Në shtëpinë e studentëve "Kuzman Josifovski-Pitu" në Shkup, i pari mes shtëoive shtetërore, të cilat në mënyrë etapore do të rinovohen, për momentin bëhet demontim i instalacioneve, dritareve dhe dyerve. Sipas kryerësit të intervenimeve ndërtimore, procesi zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe pritet që rikonstruksioni të përfundojë për një vit e gjysmë.

Këtë e komunikoi ministrja e Arsimit dhe Shkenës, Vesna Janevska e cila pasdite kreu inspektim në aktivitetet në terren. Për mediat deklaroi se bëhet rikonstruksion themelor në këtë shtëpi, e cila siç tha, do të përfshijë vendosje të fasadës efikase energjetike, instalime të reja, objekte sanitare dhe dysheme, çati e re me fotovoltaikë dhe do të ketë dhoma për personat me penmgesa në zhvillim.

"Në të njejtën kohë, presim miratim nga Qyteti i Shkupit që të fillojnë aktivitetet në terren në shtëpinë e studentëve "Stiv Naumov" në Autokomandë, dhe në të njejtën periudhë po bëjmë plane dhe gjithçka që është e nevojshme lidhur me dokume ntimin që të jemi të gatshëm të vazhdojmë me rikonstruksion edhe të konvikteve tjera", deklaroi  Janevska pas inspektimit në punët ndërtimore të[ konviktit.  

Për shkak të rikonstruksionit të nisur, këtë vit studentët do të kenë dy konvikte më pak në dispozicion, por MASH, tha ministri, “do të bëjë përpjekje të intensifikuara” që të gjithë ata që plotësojnë kushtet të vendosen në konviktet e tjera, duke theksuar se në dispozicion të studentëve janë edhe konviktet e studentëve.

Në pyetjen e një gazetari për transparencën rreth aplikimit për akomodim nëpër shtëpi, Janevska u përgjigj se kështu është dashur të jetë edhe më parë sepse është elektronik.

"Sigurisht që do të jetë transparente. Në Ministri formohen komisione, studentët regjistrohen, databaza jonë është e lidhur me bazën e DAP-it, sepse studentët duhet të plotësojnë disa kushte, gjithçka do të bëhet publike. Të gjithë mund të kenë depërtim, qasje në informata publike, kështu që siç kemi premtuar, të gjitha proceset, përfshirë edhe këtë, do të jenë transparente", u përgjigj Janevska.

Ajo ka zhvilluar një takim me studentë dhe përfaqësues të disa shoqatave dhe siç tha i mbështet në shumicën e kërkesave të tyre. Janevska theksoi se studentët do të përfshihen maksimalisht në ndryshimet ligjore që do të jenë për ta. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR