• e shtunë, 17 gusht 2024

Toshkovski dhe Angellov paralajmëruan reforma në sistemin për përballje me kriza

Toshkovski dhe Angellov paralajmëruan reforma në sistemin për përballje me kriza

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angellov dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski spt e vizituan pjesën e Aeroportit të Shkupit ku janë të lokalizuar aeroplanët zjarrfikës "er traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shtpëtim (DMSH).

Toshkovski dhe Angellov, siç infromoi QMK, janë takuar me personelin, ndërsa pilotëve të DMSH u kanë dhënë mirënjohje për inkurajim dhe saktifikim për aktivitetin e tyre të përhershëm për përballje me zjarret që realizohet në koordinim me QMK.

Sipas QMK-së, Toshkovski pasi që është njoftuar me kushtet në të cilat punojnë ka shprehur që janë të tillë, si dhe për mungesën e kuadrit në këtë repart dhe për pagat e ulëta.

Toshkovski theksoi se pati mundësinë të shikonte er-trkorët, të bisedonte me pilotët dhe të takohej me ekipet nga Qiproja dhe Gjermania, të cilët marrin pjesë në shuarjen e zjarreve përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

Këta persona, disa prej të cilëve janë rikthyer nga pensioni, së bashku me ekipet e Departamentit të Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Krahut Ajror të Ushtrisë, janë heronjtë që janë në betejë me zjarret me të cilat përballet atdheu ynë çdo ditë.

“Shpreha mirënjohjen time të pamasë për gjithçka që po bëjnë dhe shkëmbyem mendime për reformat e planifikuara të sistemit të menaxhimit të krizave, si ato operacionale poashtu edhe ato materiale-teknike. Ne ramë dakord që nevoja për të reformuar sistemin është e madhe dhe ata mbeten këtu për aq kohë sa duhet, së bashku për të shpëtuar pyjet dhe burimet tona natyrore. Ministria e Punëve të Brendshme mbetet këtu me të gjitha kapacitetet e saja për të marrë pjesë në shuarjen e zjarreve dhe në gjetjen e personave që marrin pjesë në nxitjen dhe përhapjen e tyre”, theksoi ndër të tjerave ministri Toshkovski gjatë vizitës në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në kuadër të së cilës janë avionët për shuarjen e zjarreve. mb/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR