• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filkov: Vendimi i gjyqtarit Pajaziti për Blerim Ramadanin nuk është në pajtim me praktikën e deritashme

Filkov: Vendimi i gjyqtarit Pajaziti për Blerim Ramadanin nuk është në pajtim me praktikën e deritashme

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në deklaratën për  TV Kanal 5 për rastin e Blerim Ramadanit tha se vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është e pakuptueshme dhe nuk është konform praktikës aktuale.

"Rasti i fundit me ish pjesëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani është një nga seritë që pasqyron qartë situatën aktuale në drejtësi. Vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është konform me praktikën e mëparshme.

Prandaj, tha ai besimi i qytetarëve në gjyqësor, drejtësi dhe prokurori është në nivel rekord të ulët.

"Ky vendim gjykate është një tjetër dëshmi se duhen procese urgjente reformuese në drejtësi dhe ndërtimi i një sistemi në të cilin do të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai sistem duhet të dominohet nga profesionistë të mirëfilltë, jo nga vasalët e partive.

Ai shprehet i befasuar që në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor nuk është ngritur çështja për rastin e Blerim Ramadanit.

"Prisja që të shqyrtoheshin të gjitha provat, argumentet dhe faktet për vendimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti. Dhe sigurisht, nëse konstatohen parregullsi dhe mospërputhje në lëndë dhe procedurë, apo konstatohen ndikime në marrjen e vendimit gjyqësor, ai duhet të sanksionohet dhe të shkarkohet nga detyra. I bëj thirrje Këshillit gjyqësor që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet kjo çështje në mënyrë që të mos përsëriten situata të njëjta apo të ngjashme në të ardhmen", ka thënë Fillkov. 

Këshilli gjyqësor sot në seancë urgjente mori vendim për formimin e Komisionit i cili do të konstatojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet e Gjykatës Themelore Penale Shkup lidhur me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak përderisa procedura e ekstradimit ishte në proces. Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme urgjente të 495-të tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë nga këto raste, por se Këshilli gjyqësor e ka për detyrë të reagojë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR