• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janevska: Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk i miratoi librat për gjuhë të huaja për shkak të cilësisë së tyre të dobët

Janevska: Byroja për Zhvillim të Arsimit nuk i miratoi librat për gjuhë të huaja për shkak të  cilësisë së tyre të dobët

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot deklaroi se këtë vit shkollor tekste për të gjitha lëndët do të ketë duke përfshirë edhe historinë për klasën e pestë, gjashtë dhe të shtatë dhe Gjeografinë për klasën e shtatë, që munguan për shumë vite. Siç tha, nuk do të ketë tekste për gjuhë të huaja të cilat për shkak të cilësisë së dobët nuk janë miratuar nga Byroja për Zhvillim të Arsimit. Ajo njoftoi se vitin e ardhshëm do të ketë tekste për të gjithë nxënësit. 

"Nuk ka tekste për gjuhë të huaja, gjuhë angleze, gjermane, franceze dhe italiane. I kërkoj ndjesë opinionit për deklaratën time të djeshme kur ishim për mbikqyrje në rikonstruimin e sallës sportive në Gazi Babë, me ç'rast nuk risqarova ashtu siç duhet. Theksoj se numrin më të madh të teksteve për gjuhë dhe kulturë të bashkësive, Byroja nuk i ka miratuar për shkak të cilësisë së dobët të teksteve të ofruara. Për shembull, në tekstet e ofruara përsëritet materiali që fëmijët e mësojnë në gjuhën e tyre amë, për shembull definicioni për emrin, mbiemrin, përemrin, atë që e mësojnë në gjuhën amë. Kur mësohen gjuhët e bashkësive, duhet të fokusohemi në gjuhën komunikative", tha Janevska.

Çështja është, siç sqaroi, se duhet të kemi tekste cilësore. Përmendi se shpreson që Byroja për Zhvillim të Arsimit për vitin e ardhshëm tashmë do të miratojë tekste cilësore.

Janevska theksoi se në ueb faqen e Byrosë për zhvillim të arsim do të publikohen tekstet e miratuara për gjuhë dhe kulturë të bashkësive dhe disa materiale për mësim.

Ajo përmendi se vitin  e ardhshëm 2025/26 çdo nxënës do t'i ketë librat.

"Plotësisht, për herë të parë botojmë libra për arsimin e mesëm profesonal për vitin e parë dhe librat e miratuar për vitin e dytë të arsimit të mesëm profesional. Ashtu si do të miratohen tekstet tjera për vitin e dytë, të tretë dhe të katërt, ne vazhdimisht do t'i shtypim për fëmijët që të kenë prej ku të mësojnë", shtoi Janevska. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR