• e enjte, 26 dhjetor 2024

Retklif pagoi dëmshpërblim serioz në emër të ndryshimeve në Mançester Junajted

Retklif pagoi dëmshpërblim serioz në emër të ndryshimeve në Mançester Junajted

Mançester, 15 mars 2024 (MIA) - Bashkëpronari i ri i Mançester Junajtedit, Sir Xhim Retklif ka paguar 5.5 milionë paund si kompensim ndaj ish shefit ekzekutiv të klubit, Riçard Arnold.

Ndarja me këtë të fundit ka qenë një nga lëvizjet e para të autoriteteve të reja në rrugën e ndryshimeve të mëdha në "Old Traford". Që në dhjetor, kur u bë e qartë se INEOS futet në Mançester Junajted, megjithëse marrëveshja ende nuk ishte shpallur zyrtarisht, Arnold paralajmëroi se do të largohet pas 16 vitesh në klub.

Sipas të dhënave të raportit të përkohshëm financiar të Junajtedit, Arnoldit iu paguan 5,529,000 paund si kompensim, bën të ditur "Tajms".

Klubi tashmë ka bërë të ditur se kush do të marrë rolin e Arnoldit. Bëhet fjalë për ish shefin e operacioneve të futbollit të Mançester Sitit, Omar Berada. 

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR