• e enjte, 26 dhjetor 2024

Retklif: Ky është fillimi i kthimit të Mançester Junajtedit në krye të futbollit anglez, evropian dhe botëror

Retklif: Ky është fillimi i kthimit të Mançester Junajtedit në krye të futbollit anglez, evropian dhe botëror

Mançester, 21 shkurt 2024 (MIA) - Biznesmeni anglez Xhim Retklif, blerjen e 27 për qind të aksioneve të Mançester junajtedit, e vlerëson si fillim drejt kthimit të ekipit të tij në rrugët e fitoreve. 

"Të bëhesh bashkëpronar i Mançester junajtedit është nder dhe përgjegjësi e madhe. Kjo jo vetëm që e shënon kompletimin e kontratës, por edhe fillimin e udhëtimit tonë që ta kthejmë Mançester Junajtedin në krye të futbollit anglez, evropian dhe botëror. Prej sot, puna për arritjen e këtyre qëllimeve do të përshpejtohet", deklaroi Retklif për ueb faqen e klubit. 

Anglezi 71-vjeçar tashmë investoi 200 milionë dollarë në Mançester Junajted, ndërsa paralajmëroi investim prej edhe 100 milionë dollarë para fundit të vitit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR