• e enjte, 07 nëntor 2024

Republikanët e rritën shumicën e tyre të sapofituar në Senat në 52 vende

Republikanët e rritën shumicën e tyre të sapofituar në Senat në 52 vende

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Republikanët kanë rritur shumicën e tyre të sapofituar në Senat, pasi që kanë ndërmarrë vendin në Montana nga demokratët, kështu që tani ata kanë 52 nga 100 vendet e disponueshme në Senat, njoftojnë mediat amerikane.

Ata, gjithashtu, arritën sukses në garën për kontroll të Dhomës Përfaqësuese, dhe nëse fitojnë shumicë, do të jenë në gjendje të diktojnë agjendën në Uashington, duke ndihmuar presidentin e sapozgjedhur, Donald Trampin të përmbush premtimin e tij për të ulur taksat dhe për të kufizuar migracionin.

Rezultatet përfundimtare sipas të gjitha gjasave nuk do të dihen me ditë, por rezultatet e deritanishme kanë bindur republikanët në Senat se ata mund të ndihmojnë Trampin të emërojë gjyqtarë konservatorë dhe personel tjetër qeveritar. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR