• e shtunë, 23 nëntor 2024

Merc: Koalicioni qeverisës më nuk ekziston, Sholci menjëherë të kërkojë votëbesimin

Merc: Koalicioni qeverisës më nuk ekziston, Sholci menjëherë të kërkojë votëbesimin

 Berlin, 7 nëntor 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc duhet menjëherë të kërkojë votëbesimin e qeverisë së tij në parlament dhe të mos presë janarin siç propozoi, deklaroi sot lideri i konservatorëve të opozitës gjermane (CDU) Friedrih Merc.

"Koalicioni nuk ka më shumicë në Bundestagun gjerman (Dhoma e Ulët e Parlamentit) dhe për këtë arsye i bëjmë thirrje kancelarit që të kërkojë menjëherë votëbesimin, më së voni deri në fillim të javës së ardhshme", tha Merci, transmeton Tageshau.

Partia e Lirë  Demokratike (FDP) e Gjermanisë ka njoftuar se do të tërheqë të gjithë ministrat e saj nga qeveria federale gjermane, pasi kancelari Olaf Sholci e shkarkoi dje ministrin e Financave dhe lider  i partisë, Kristian Lindner.

 Me këtë, siç theksojnë mediat gjermane, FDP e ka prishur koalicionin qeverisës.

 Sholci paralajmëroi se do të kërkojë votëbesim të qeverisë më 15 janar në Bundestag dhe shtoi se zgjedhjet e reja mund të mbahen më së voni deri në fund të marsit të vitit 2025. Ai e shpjegoi qëndrimin e tij me nevojën për miratimin e ligjeve të reja në dhjetor dhe i kërkoi Merci të bashkëpunojë për këtë çështje, shton Tageshau.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR