• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Referim për gatishmërinë luftarake të Armatës para presidentes dhe Komandantit të përgjithshëm të Forcave të armatosura

Referim për gatishmërinë luftarake të Armatës para presidentes dhe Komandantit të përgjithshëm të Forcave të armatosura

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) -Brifing mbi nivelin e gatishmërisë luftarake të Armatës për vitin 2024 para presidentes dhe Komandantit suprem të forcave të armatosura, Gordana Siljanovska Davkova do të mbahet sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup.

Siç paralajmëron Shtatmadhoria e Armatës, para Komandantit të përgjithshëm të Armatës, Gordana Siljanovska Davkova në prani të ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, përfaqësuesve të Kabinetit të presidentit dhe gjeneralëve të Armatës, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski do të informojë për realizimin e planeve, detyrave dhe gjendjes në Armatës gjatë vitit 2024.

Brifingu është një detyrim i rregullt vjetor i Shefit të Shtatmadhorisë para Komandantit suprem, qëllimi i të cilit është prezantimi i situatës në zonat funksionale që ndikojnë në gatishmërinë luftarake të Armatës.

Presidentja Siljanovska Davkova do të informohet për gjendjen dhe shkallën e realizimit të aktiviteteve në sferën e menaxhimit të personelit, trajnimit dhe stërvitjeve, operacioneve në vend dhe jashtë vendit, pajisjes dhe infrastrukturës, planifikimit ushtarak dhe strukturës së forcave, modernizimit, buxhetimit dhe financimit.

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR