• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rebelët pretendojnë se kanë rrethuar Damaskun, armata siriane përgëngjestron

Rebelët pretendojnë se kanë rrethuar Damaskun, armata siriane përgëngjestron

 Damask, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Rebelët sirianë sot  njoftuan  se kanë filluar fazën përfundimtare të rrethimit të kryeqytetit Damask, pasi kanë marrë nën kontroll qytetet e afërta.

 "Forcat tona kanë nisur një ofensivë përfundimtare për të rrethuar Damaskun", deklaroi komandanti rebel Hasan Abdel Gani.

 Ministria siriane e Mbrojtjes i hodhi poshtë këto pretendime si të pabaza, duke theksuar se forcat e saj ishin ende të pranishme në të gjitha pikat strategjike rreth Damaskut.

 Fraksionet rebele raportohet se janë rreth 20 kilometra larg kryeqytetit pasi morën kontrollin e provincës Dera në Sirinë jugore, deklaroi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

 Ndërkohë, grupi radikal islamik "Haja Tahrir al-Sham" u bëri thirrje luftëtarëve të tij që të përgatiten për pushtimin e Damaskut, bëri të ditur lideri Ahmed al-Shareh.

 Paralelisht, milicitë e druzëve (arabë që pretendojnë druzeizëm) i morën shumicën e bazave të forcave siriane në provincën jugore siriane Sveida, e cila kufizohet me Jordaninë.

 Vetëm baza ajrore Halhala, në veri të kryeqytetit provincial Sveida, mbetet nën kontrollin e armatës.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR