• e enjte, 18 korrik 2024

Realit iu ofrua angazhimi i Ikardit, klubi ka refuzuar

Realit iu ofrua angazhimi i Ikardit, klubi ka refuzuar

Madrid, 26 nëntor 2023 (MIA) - Reali i Madridit nuk do ta angazhojë sulmuesin e Gallatasarajit, Mauro Ikardi.

Paraprakisht është paraqitur informatë se Reali i Madridit është i interesuar për argjentinasin 30-vjeçar, për shkak të lëndimit të sulmuesit të krahut, Vinisius Zhunior.

Sipas gazetarit të "Atletik", Gilermo Rai, i cili është i specializuar për klubin madrilen, Real Madridit iu ofrua ta angazhojë Ikardin, por agjenti i lojtarit qartë ka bërë me dije se "blankos" nuk janë të interesuar për këtë transfer.

Agjenti i Ikardit, Elio Leterio Pino, deklaroi se ka biseduar me Realin e Madridit, por nuk ka kurrfarë ofertash për Ikardin, as zyrtare, as jozyrtare.

Këtë sezon Mauro Ikardi ka shënuar 16 gola në 21 paraqitje për klubin. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR