Reali kundër Atalantas në Superkupën e UEFA-s
- Në Stadiumin kombëtar në Varshavë (Poloni), sonte për Superkupën e UEFA-s do të neshen Real Madridi dhe Atalanta.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:03, 14 gusht, 2024
Varshavë, 14 gusht 2024 (MIA) - Në Stadiumin kombëtar në Varshavë (Poloni), sonte për Superkupën e UEFA-s do të neshen Real Madridi dhe Atalanta.
Kjo do të jetë një ndeshje mes fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24, duke mposhtur Borusia Dortmundin në finale (2:0). Atalanta fitoi Ligën e Evropës, duke mposhtur Baer Leverkusen në ndeshjen finale (3:0) dhe i dha fund serisë rekord të Leverkusenit pa humbje.
Atalanta për herë të parë merr pjesë në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s. Real Madridi tetë herë garoi për trofeun, ndërsa fitoi pesë herë.
Fituesi aktual i Superkupës është Mançester Siti. Në vitin 2023 "qytetarët" mposhtën Sevilën (1:1, penallti - 5:4). qa/
Foto: Fejsbuk UEFA