• e diel, 06 tetor 2024

Reali i Madridit dhe Borusia do të marrin nga 25.000 bileta për finalen në "Uembli"

Reali i Madridit dhe Borusia do të marrin nga 25.000 bileta për finalen në

Madrid, 9 maj 2024 (MIA) - Finalistët në Ligën e kampionëve, Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit do të marrin nga 25.000 bileta për ndeshjen finale në Londër, publikoi sot radioja spanjolle "Kadena Kope".

Sipas burimit të njejtë, Federata evropiane e futbollit (UEFA) do të lëshojë në shitje 10.000 bileta përmes ueb faqes së saj  zyrtare, ndërsa 26.000 do të jenë të qasshme për sponsorët dhe partnerët tjerë të UEFA-s.

Çmimet e biletave do të lëvizin prej 70 deri 710 euro.

Finalja e madhe në garën më prestigjioze për klube në futboll do të luhet më 1 qershor në stadiumin "Uembli" në Londër. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR