• e shtunë, 13 korrik 2024

Reali e publikoi nënshkrimin me Belingemit

Reali e publikoi nënshkrimin me Belingemit

 Madrid, 14 qershor 2023 (MIA) – Mesfushori i Borusia Dortmund, Xhud Belingem, ka nënshkruar marrëveshje me Real Madridin, njofton faqja zyrtare e klubit madrilen.

Marrëveshja me 19-vjeçarin anglez është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Më 15 qershor, lojtari do të prezantohet si lojtar i Real Madridit. Është bërë e ditur se shuma e transferimit është 103 milionë euro.

Në sezonin 2022/23, Belingemi ka bërë 42 paraqitje në të gjitha ndeshjet, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë shtatë asistime.

 Portali “Transfermarkt” e vlerëson mesfushorin në 120 milionë euro. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR