• e enjte, 07 nëntor 2024

Reali e ngriti çmimin e biletave në nivel rekord

Reali e ngriti çmimin e biletave në nivel rekord

Madrid, 16 gusht 2024 (MIA) - Kampioni spanjoll në futboll, Real Madridi i rriti çmimet e biletave në nivel rekord pasi që muajin e kaluar e solli yllin francez, Kilian Mbape.

Sezoni i ri i La Ligës filloi mbrëmë, ndërsa Reali ndeshjen e tij të parë në terren vendor do ta luajë për dy javë kundër ekipit Valjadolid. Çmimi i biletave për ndeshjen premierë në "Santiago Bernabeu" sillet prej 95 deri 210 euro.

Valjadolid këtë verë kthehet nga liga e dytë, ndërsa për një ndeshje kundër një ekipi të kthyer në konkurrencën e ligës së parë në "Santiago Bernabeu" tifozët e Realit sezonin e kaluar duhej të ndanin së paku 55 euro.

Bileta këtë vit për sektorin më të lirë është 650 euro.

Mbape këtë verë erdhi në Real pa dëmshpërblim, por hollësitë financiare rreth rrogës së futbollsitit fransez nuk u bënë të ditura.

Reali sezonin e kalaur realizoi të arhdura prej 1,07 miliardë euro, që është për 27 për qind më shumë se sezonin e kaluar. ab/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR